Futboll Seria A Sport

STATISTIKA me të cilën mburret Seria A, ka lënë pas të gjithë kampionatet e tjera të mëdha

Seria A nuk është një kampionat i mërzitshëm, e aq më pak një kampionat ku diferencën e bëjnë mbrojtjet. Këtë e tregon një statistikë e cila nxjerr në pah se në kampionatin italian janë shënuar më shumë gola se në kampionatet e tjerë të mëdhenj të Europës sa i përket edicionit 2020-2021.

Ka qenë vetë profili zyrtar i kampionatit në Twitter që ka postuar një statistikë e cila tregon se është pikërisht kampionati italian ai ku shënohen më shumë gola mes 5 turneve të mëdhenj në Europë. Që nga fillimi i aktivitetit në verë, në Serinë A deri tani janë shënuar 574 gola.

Në vendin e dytë është Liga 1 në Francë, e cila regjistron 531 gola të shënuar, pra 43 më pak se sa Italia e cila zakonisht shquhet për mbrojtje të vështira për t’u kaluar. Vendi i tretë i takon Bundesligës, ku Levandovski, Haland & Co kanë tundur 473 herë rrjetën.

Më pas vijnë me radhë Premier Liga me 470 gola dhe La Liga me 455 të tillë, me këtë të fundit që tashmë duket qartësisht se vuan mungesën e bomberave të mëdhenj në radhët e skuadrave të saj, padyshim edhe si pasojë e fundit të ciklit Mesi-Ronaldo.

Related posts

FOTO U BË VIRALE/ Ja se çfarë po i tregonte Perez lojtarëve të tij në telefon

Delo.autor

Renditja/ Laçi e Luftëtari të fituarit më të mëdhenj të javës, Skënderbeu shkon në +15 nga vendi i dytë

Q.Autor

U RIKTHYEN TEK FITORJA/ Donnarumma tregon DËSHIRËN e momentit për MILANIN

Isa.Autor

Leave a Comment