Futboll Sport

“KA QENË GJITHMONË…”/ Thuram zgjedh lojtarin më të fortë me të cilin ka luajtur dhe kundërshtarin më të fortë

Lilian Thuram ka dhënë një intervistë të gjatë për L’Equipe.

Ish-mbrojtësi i Parma-s dhe Juventus-it ka folur për Zidane, Ronaldo dhe disa momente të karrierës së tij.

Lojtari më i fortë me të cilin ka luajtur:

“Zinedine Zidane. Herën e parë që e kam takuar, në kombëtaren franceze, ishte 17 vjeç e gjysmë. Gjatë nxehjes bënte gjëra të pabesueshme me topin, askush nuk i bënte dot. Më pas është rritur dhe është bërë një lojtar i madh në Itali. Nuk më pëlqente që njerëzit mendonin se ishte thjeshtë i talentuar. Zidane ka qenë edhe një punëtor i madh”.

Më i forti më të cilin është përballur: “Ronaldo, natyrisht. Nuk ka rëndësi ku ndodhej në fushë, mund të krijonte një aksion që do të çonte te një gol. Ka qenë gjithmonë shumë bukur të luaje kundër tij, argëtuese”.

Momenti më i rëndësishëm në karrierë:

“Vitet e mia të para te Parma. Kam mësuar disa gjëra shumë të rëndësishme për një mbrojtës nga puna me Carlo Ancelotti-t. Gjatë ndeshjeve të para më kërkonte të shkoja në tribunë dhe të shikoj si lëvizte mbrojtja. Ka qenë në Itali që kam kuptuar rëndësinë e taktikës. Në atë periudhë jam përmirësuar më shumë, jam bërë më i zgjuar dhe kjo i ka bërë gjërat shumë më të lehta”.

Related posts

“PO KRYHET NJË HETIM PËR VDEKJEN E MARADONËS”/ Miku i ngushtë i legjendës: E la veten të largohej nga kjo botë

Delo.autor

Ofertat për Strakoshën, e ardhmja vendoset nga Lazio

Sadik.Autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Çeki-Angli. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment