Futboll Sport

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Fitore në frymën e fundit për Llapin, Drita merr kreun. Ja rezultatet e ndeshjeve…

E shtuna në Superligën e Kosovës ka prodhuar ndeshje mjaft emocionuese. Drita ka marrë një fitore me vlerë ndaj Ulpianës në shtëpi dhe merr kryesimin e kampionatit.

Vendasit fituan me rezultatin 3-1. Muja shënoi në fundin e pjesës së parë për Dritën. Në pjesën e dytë Qerimi barazoi për Ulpianën. Kur dukej se ndeshja do dilte në barazim ishte Fazlliu që me penallti shënoi golin e dytë për vendasit. Simovonski i vuri kapakun sfidës me golin e tretë.

Në ndeshjen tjetër Drenica fitoi 0-2 në transfertë përballë Feronikelit. Uka në pjesën e parë dhe Gashi në të dytën ishin autorët e golave.

Llapi fitoi 3-2 ndaj Prishtinës. Kjo ndeshje pati shumë emocione duke qenë se u anulua dhe një gol. Vendasit morën avantazhin me një autogol të Ismailit. Riviera dyfishoi rezultatin. Prishtina u rikthye në lojë me Arlind Shabanin në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë Prishtina barazon rezultatin me Lilaj.  Goli I fitores për Llapin erdhi nga Kushtrim Shabani në minutën e 96.

DRITA-KF ULPIANA 3-1

40’Muja, 93’Fazliu, 99’Simonovski/ 51’Qermi

FERONIKELI-DRENICA 0-2

21’Uka, 52’Gashi

KF LLAPI-PRISHTINA 3-2

24’Ismaili(autogol), 27’Rivera, 96’K.Shabani/43’A.Shabani, 61’Lilaj

Related posts

Dhimbje koke për Gattuson, 2 titullarë të pezulluar për Atalantën

Q.Autor

“ARBITRAT PO NXISIN DHUNËN…”/ Dëmtimi i Neymar nervozon të atin

F.autor

LIVERPOL SHKATËRROI 5-0 ATALANTËN/ Gjimshiti ishte më i miri tek ekipi zikaltër

Delo.autor

Leave a Comment