Futboll Sport

STATISTIKA/ “Djalli” do kreun, Udinese për kthesën

Milan luan një ndeshje shumë të rëndësishme në transfertë përballë Udinezes. Kuqezinjtë duan të vazhdojnë fitoret në mënyrë që të mbajnë vendin e parë në renditjen e kampionatit. Më poshtë kemi disa statistika të Udineze-Milan

– Në shtatë ndeshjet e fundit të Serisë A mes Udinezes dhe Milanit të luajtura në Friuli, i njëjti rezultat nuk është përsëritur kurrë dy herë radhazi: 1 barazim, 3 fitore të vendësve dhe po aq kuqezi. – Udineze ka barazuar gjashtë nga 10 ndeshje në Serinë A që nga fillimi i tetorit, më shumë se çdo ekip tjetër në kompeticion – në të njëjtën periudhë.

Vetëm Brajtoni (shtatë) ka regjistruar më shumë në pesë kampionatet më të mira europiane. – Friulanët kanë barazuar tri nga 4 ndeshjet e fundit në kampionat, po aq barazime sa ka pasur në 14 ndeshjet e mëparshme në shtëpi në të njëjtin turne (4F, 7B). – Milani ka grumbulluar 38 pikë në 16 ndeshjet e para të Serisë A, rezultati i tyre më i mirë që nga 2003-’04 për kuqezinjtë në këtë pikë të sezonit, i vetmi kampionat në epokën e tri pikëve për fitore në të cilin kishin mbledhur më shumë se 40 pikë në krye 17 (42).

– Ekipi i Piolit ka gjetur golin me 14 lojtarë të ndryshëm në Serinë A 2021-’22. Vetëm Çelsi ka bërë më mirë në pesë kampionatet kryesore europiane (16). Në kampionatin e vitit të kaluar kuqezinjtë arritën të përfshinin 16 lojtarë te golat. – Brahim Diaz ka dhënë një asist në secilën nga dy ndeshjet e tij të fundit në Serinë A. Fantazisti kuqezi nuk ka marrë pjesë kurrë në të paktën një gol për tri ndeshje radhazi.

Related posts

REAL MADRID-ATLETICO BILBAO/ Benzema zhbllokon me një goditje me kokë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

“PATA NJË DEBAT TË FORTË ME “PLESHTIN” DHE MË SULMOI”/ Abidal: Po të mos transferonim Griezmann, do rikthenim…

Delo.autor

Kupa e Italisë, Atalanta sfidon Juventus në gjysmëfinale

Q.Autor

Leave a Comment