Futboll Ligue 1 Sport

THUR ELOZHE PËR “PLESHTIN”/ Mbappé: Më i miri në botë, është e lehtë të luash me Messin

“Parc des Princes” ishte skena e shfaqjes së dyshes Messi-Mbappé. Me vendin e dytë të siguruar në Grupin A të Champions-it, të besuarit e Pochettino nuk e hoqën këmbën nga gazi dhe mposhtën Club Brugges (4-1) mbrëmë. Leo dhe Kylian ishin protagonistët e sfidës me dopieta secili. E pra, francezi, me mundësinë në këmbë për të kompletuar një “hat-trick”, ia dha penalltinë Messit për të shënuar golin e katërt të ndeshjes.

Mbappe e vlerësoi përballjen para mediave, duke iu referuar shokut të skuadrës si “më i miri në botë”. Ai konfirmoi se “është e lehtë të luash me Leo Messin” dhe se ata do të kenë nevojë për të: “Messi me siguri do të na ndihmojë kur të vijnë afatet e rëndësishme”.

Ai foli edhe për përballjen kundër Club Brugges dhe tha se argjentinasi “është i lumtur, pasi ka shënuar dy gola, vjen me besim në këto ndeshje dhe do të na ndihmojë shumë”.

Pas marrjes së vendit të dytë në fazën e grupeve, skuadra e Pochettino mund të shortohet në 1/8 finale kundër Liverpool, Ajax, Real Madrid, Bayern Munich apo Manchester United.

Related posts

HUMBJA NDAJ “SHIJAKASVE”/ Ish-drejtori i Vllaznisë: Dikur fitonim me të rinjtë në mes të dhunës (FOTO)

Delo.autor

INTER SYNON PËRFORCIME NË JANAR/ Conte zbulon dy emrat për repartin e sulmit, ja prapaskenat e merkatos

Delo.autor

MANCHESTER CITY-CLUB BRUGGE/ Guardiola i beson treshes së sulmit Grealish-Foden-Mahrez (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment