Futboll La Liga Sport

“NË FUTBOLL FLET FUSHA, JO MOSHA”/ Modric: Unë ndihem sikur jam më pak se 30 vjeç

Kroati Luka Modric, futbollist i Real Madridit, siguroi këtë të martë se ndjen se është më pak se 30 vjeç, edhe pse në fakt i ka 36 mbi supe, kur u pyet për formën e tij të shkëlqyer. “Topi i Artë” spikati mbrëmë ndaj Interit, ndeshje në të cilën u shpall lojtari më i mirë.

“Ndihem shumë mirë. Mendoj se nuk duhet të shikosh vitet, por çfarë bën në fushë. Vitet janë gjithnjë e më pak të dukshme, sepse karriera zgjatet. Ndihem shumë mire, sikur jam më pak se 30 vjeç”, – tha ai në “Movistar +”, pas fitores me zikaltrit.

Modric vlerësoi kualifikimin e të tijve si kokë grupi në 1/8 finale të Champions League: “Jam shumë i kënaqur me lojën dhe rezultatin. Ne donim të përfundonim të parët në grup për të shmangur skuadrat më të forta, megjithëse duhet të fitosh gjithçka nëse do të fitosh trofeun, por të kalosh i pari është më i miri”.

Related posts

KOLAPSI I JUVENTUSIT/ Edhe Dybala i nxjerr zbuluar: Na gënjyen për PAGAT

F.autor

SULMON TRAJNERIN MANCINI PASI E LA JASHTË LISTËS/ Mbrojtësi Ogbonna: Në kombëtare ka vdekur…

Delo.autor

VAZHDOJNË PUNIMET ME RITME TË LARTA/ “Arena Kombëtare” tashmë pajiset edhe me sistemin e… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment