Futboll Sport

“TOPI I ARTË?” Owen: Mendoja se do të fitoja të tjerë. Fiziku im u dorëzua

Njëzet vite më parë ka ardhur arritja më e rëndësishme në karrierën e Michael Owen.

Ish-sulmuesi anglez, në moshën 21 vjeç, ka fituar Topin e Artë dhe është kthyer të flasë për atë moment në një intervistë të dhënë për Daily Mial.

“Mendoja se do të kisha fituar të tjerë, duke parë se të parin e fitova në moshën 21 vjeç. Megjithatë, nuk mund ta dija se dëmtimet do të kuhstëzonin karrierën time”, ka thënë ish-Golden Boy i futbollit anglez.

“Nuk është e bukur të mendosh se njerëzit më mbajnë mend nga osha 25 vjeç e në vazhdim, kur kisha emrin Owen në shpatulla, por nuk isha Michael Owen i vërtetë. Kisha mentalitetin e një prej futbollistëve më të mirë në botë, por fiziku im po më zhgënjente, ka qenë një torturë.

“Nga mosha 10 deri në 17 vjeç isha më i forti në botë, në moshën 18 vjeç shënoja në një Botëror, në moshën 21 fitoja Topin e Artë. Më pas ka ardhur dëmtimi më i rëndë për mua, duke e kthyer gjurin në pikën më të dobët të karrierës”.

Related posts

ZYRTARE/ Bayern rinovon me sulmuesin, kontratë deri në vitin 2029

F.autor

Raportoi Skënderbeun në UEFA, kompania “Sportradar” mban leksion tek Milani

Sadik.Autor

MERKATOJA E “ÇMENDUR”/ Arsenal rikthen vëmendjen te “dashuria e vjetër”, Barcelona tundohet

Delo.autor

Leave a Comment