Futboll Seria A Sport

“DUHET TË PËRGATISIM DY MUAJ TË MREKULLUESHËM”/ Allegri: Kjo do të jetë gjëja më e vështirë

Trajneri Massimiliano Allegri ka folur pas fitores 2-0 të marrë nga Juventus-i kundër Bologna-s në Serinë A.

“Lojtarët kanë bërë një punë të mirë në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese sot. Në krahasim me ndeshjen në Venezia jemi futur në fushë më mirë. Skuadra ka bërë një ndeshje të mirë dhe është një fitore e merituar. Duhet të përgatisim dy muaj të mrekullueshëm”, ka thënë trajneri i Juventus për DAZN.

“Është e qartë se duhet të përmirësohemi, ka disa momente të ndeshjes që duhen përmirësuar. Jam i kënaqur me agresivitetin e treguar.

“Merkato? Organika e Juventus-it është shumë e mirë, duhet të punojmë te vetëbesimi i këtyre lojtarëve dhe mentaliteti i tyre. Në katër ndeshjet e fundit kemi pësuar vetëm një gol. Jam i kënaqur me këtë organikë, e dinimi se do të ishte e vështirë të dilnim para katër të parave”.

Related posts

Arabia Saudite e shpërblen Salahun me tokë në Mekë

Sadik.Autor

Messit iu shua ëndrra për Kupën e Botës, Sampaoli konfirmohet në krye të Argjentinës

Sadik.Autor

Ndryshime në stafin e Kukësit, rikthehet një i njohur në pankinë

Sadik.Autor

Leave a Comment