Futboll Sport

TRAGJIKE/ Vetëm 52 vjeç, vëllai i Maradonës humb jetën një vit pas tij. Pësoi sulm në zemër

Hugo Maradona, vëllai i Diego Armando Maradona, vdiq sot, më 28 dhjetor, nga arresti kardiak. Vdekja ka ndodhur në orën 11:50 të ditës së sotme. 52-vjeçari jetonte në zonën Flegrean, në Monte di Procida, në provincën e Napolit.

Hugo Maradona vdiq në shtëpinë e tij, ndërsa në vend mbërritën punonjësit shëndetësorë që konstatuan faktin tragjik. Situata bëhet shumë e dhimshme, sepse vëllai i vogël ndahet nga jeta një vit pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, e cila ndodhi më 25 nëntor 2020 në Argjentinë.

Vëllai më i vogël i Diego, si ai dhe vëllai tjetër i tij, Raul, i quajtur Lalo, filloi një karrierë futbolli në moshë shumë të re. Në moshën 18-vjeçare u ble nga Napoli, kampioni i saposhpallur italian, i cili e huazoi tek Ascoli. Të dy luajtën edhe si kundërshtarë, por karriera e Hugo më pas mori rrugë të tjera: Rayo Vallecano në Spanjë, përvoja në Austri dhe Japoni, përpara se të kthehej në Napoli dhe t’i përkushtohej futbollit të të rinjve.

Në vitet e kaluara, ai drejtoi edhe Boys Quarto. Ndryshe nga vëllai i tij Diego, Hugo mundi ta përballonte luksin e të jetuarit në Napoli dhe të bredhte lirisht, pavarësisht mbiemrit të rëndë dhe ngjashmërisë së jashtëzakonshme me vëllain e mirënjohur. I martuar në Bacoli në vitin 2016 me Paola Morra, nuk ishte e pazakontë ta shihnim në stadiumet provinciale për të demonstruar pasionin e tij të madh: futbollin.

Në vitin 2018, Hugo iu nënshtrua një kontrolli në spitalin Santa Maria delle Grazie të Pozzuoli, ku kreu edhe një operacion “rutinë”. Menjëherë pas kësaj, Hugo u dërgoi një letër falënderimi mjekëve të spitalit, të cilën Autoriteti Shëndetësor Vendor Napoli 2 e publikoi më pas në profilet e tyre sociale.

Vitin e kaluar, Hugo Maradona kujtoi vëllain e tij Diego, i cili u nda nga jeta në fund të nëntorit, duke e konsideruar si “një baba të dytë, i cili tani është me mamin dhe babin”. Në lidhjen e drejtpërdrejtë televizive me “Domenica In”, Hugo Maradona kujtoi gjithashtu se si Diego kishte pasur “të gjitha problemet e botës, e lëndoi veten, por ishte një person i mirë”.

Related posts

REVOLUCION TEK JUVENTUS/ Komunikim me sy, Pirlo dhe Ronaldo arrijnë “paktin”

Delo.autor

MAHNITËSE/ BBC zgjedh fotot më të bukura të vitit 2021 në sport

Delo.autor

E zbulon gazeta spanjolle/ NEYMARI kërkoi DUKE QARË rikthimin në futbollin spanjoll tek…

Isa.Autor

Leave a Comment