Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Tirana-Kukësi: Doka shpërthen në të djathtë, shpëtojnë verilindorët. Cungu nxjerr Rexhinaldon (VIDEO)

Luhet në “Selman Stërmasi”, sfida e parë e javës së 12-të në Kategorinë Superiore, mes Tiranës dhe Kukësit. Të dyja ekipet vijnë nga humbje javën e kaluar, por krizën më të madhe po e kalojnë bardheblutë, që me Memën në krye ende nuk kanë marrë 3 pikët e para.

Nga ana tjetër, Kukësi me objektiva madhorë këtë edicion, pas humbjes ndaj Flamurtarit, nuk i lejon vetes një tjetër hap fals, dhe verilindorët do të kërkojnë të shfrytëzojnë këtë situatë aspak të mirë që po kalon ekipi 24-herë kampion i vendit. Edhe vetë presidenti Gjici ka bërë një ultimatum para kësaj sfide, për fitore.

LIVE | Tirana-Kukësi 0-0

KOMENTI LIVE

72’ Hasani në hyrje të zonës, preferon të shërbejë duke ngritur topin mbi mbrojtësit e Kukësit, por del Frashëri dhe dëmtohet, teksa kontrollon topin.

65’ Greca nga e majta, kroson tokazi për Sentamun, por ky i fundit nuk mundet të përfitojë, dhe largon mbrojtja verilindore,

65′ Ndëshkohet me të verdhë edhe Ethemi.

64’ Hasani harkon në zonë, rrëzohet Sentamu, dhe kërkojnë penallti bardheblutë, por Jorgji akordon një faull pak metra më tej, jashtë zone.

63’ Mema kryen ndërrimin e parë. Del Kobina, futet Toni Maveje.

62’ Karton i verdhë për Shkodrën.

60’ Spehar hedh një top në qendrën e zonës, në dukje pa pretendime, por Atinga ngatërrohet dhe gati të përfitojnë sulmuesit. Gjithsesi, largon mbrojtësi në fund.

59’ Cungu kryen zëvendësimin e parë, Spehar futet në vendin e Rexhinaldos.

57’ Doka merr një top që nga mesfusha, avancon në krahun e djathtë deri në brendësi të zonës, me të djathtën godet, por jashtë portës.

55’ Goditje me të majtën e Shafik nga jashtë zone, por topi merr një trajktore jashtë kuadratit.

54’ Greca merr një top tokazi nga Imami, futet brenda zone, godet, por Qaqi devijon për në goditje këndi.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Tirana-Kukësi 0-0

45’ 1 minutë shtesë.

45’ Karton i verdhë për Karabecin, për një faull taktik në mesfushë ndaj Ethemit.

43’ Sentamu gjen golin por në nisjen e aksionit ishte një hap më para, dhe anësori akordon pozicion jashtë loje.

38’ Daja kroson në hyrje të zonës, por është Kobina që devijon topin me dorë, dhe ka faull për mbrojtjen verilindore.

32’ Pret Abibi goditjen e Rexhinaldos nga 11 metra.

31’ Ndërhyrje e Abibit ndaj Rexhinaldos brenda zone, penallti për verilindorët. Asnjë kontestim nga bardheblutë. Karton i verdhë për portierin.

29’ Hasani në një nisje të shpejtë të Tiranës, provon të filtrojë një top mes mbrojtësve të Kukësit, por në momentin e fundit është Maliqi që largon topin.

28’ Karabeci para zonës së 16-metrave, hap për Grecën në të majtë, ky i fundit kroson në thellësi, por askush nuk gjendet në zonë për të përfituar.

21’ Hoxhallari me një goditje të shkëlqyer nga më shumë se 35 metra, e majta e mbrojtësit përplaset në shtyllë, kthehet te Frashëri dhe përfundon në goditje këndi.

15’ Kobina, me një goditje të fuqishme me të majtën nga jashtë zone, por pret Frashëri dhe çon topin në goditje këndi. Shkëndija e parë e ndeshjes.

14’ Melo nis Ethemin brenda zone, por Abibi del dhe kontrollon topin.

12’ Krosim i Ethemit nga e djathta për në zonë, topi shkon tek Atinga, ky i fundit jo i sigurt, nxjerr topin në goditje këndi.

7’ Kontrollon topin Tirana, provon të çajë përpara në sulm, por Kukësi i vendosur mirë në fushë.

3’ Ndalet për pak sekonda loja, pas një goditje që Kobina mori në këmbën e djathtë.

1’ Krosim i Kobina në zonë, por është Frashëri ai i cili kontrollon i sigurt me duar.

1′ Nis ndeshja në kryeqytet.

Related posts

NJË NAPOLI KRYEVEPËR/ Skuadra e Spaletit mund të thyejë edhe rekordin historik të Juventusit

F.autor

Sanchez, futbollisti më i paguar në histori të Premierligës

Q.Autor

AKORDI INTER-CAGLIARI/ “Zikaltërit” duan kartonin e talentint polak me vlerë 7-8 mln euro

Delo.autor

Leave a Comment