Futboll Sport

TRE LOJTARË “ME VALIXHE NË DUAR”/ Juventusi bën gati skarcimet

Me një status në “Instagram”, Kolin Ramsej, partnerja e Aron Ramsejt, ka njoftuar largimin e familjes nga Italia. Ajo shkruante “for now” (për momentin), çka mund të shndërrohet shumë shpejt në përgjithmonë.

Në fakt, uellsiani ka kohë që kërkon largimin për motive të lidhura ngushtë me përdorimin e pakët që po i bën Alegri sivjet. Që nga 1 tetori ka luajtur 6 minuta për bardhezinjtë, ndërkohë që me kombëtaren e vendit të tij ka katër prezenca më respektivisht 90, 80, 71 e 90 minuta.

Pavarësisht CV-së, ai nuk preferohet dhe gjatë janarit është në listën e atyre që do të largohen me Ramsejn që është në radarët e Njukasëllit. Diskutim i ngjashëm për Arturin.

Edhe ai ka një karrierë në nivele të larta, por në Torino nuk po gjen ambientin e duhur për të shpalosur potencialin e tij. Dëmtimet e kanë penalizuar, teksa në eksperimentet e Alegrit nuk ka dhënë përgjigjet e pritura.

Për më shumë minuta e për t’i krijuar hapësirë një prurje të reja, edhe braziliani mund të thotë “lamtumirë” në ditë.

Related posts

Henderson: De Rossi dhe Salah janë lojtar fantastik

Sadik.Autor

MILAN-TORINO/ Pas një aksioni spektakolar, Leao finalizon me gol dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Super ofertë për Sowe, Skënderbeu zihet ngushtë

Sadik.Autor

Leave a Comment