Bundesliga Futboll Sport

U INFEKTUA NJË MUAJ MË PARË/ Pas problemeve me COVID-19, Kimmich është penduar që nuk e ka marrë më herët vaksinën

Futbollisti i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, ka deklaruar se tash dëshiron ta marrë vaksinën anti-COVID-19, pas pritjes disamujore.

Lojtari gjerman ka refuzuar ta marrë vaksinën për shkak të “mungesës afatgjate të studimeve”, por vazhdimisht ka bërë të qartë se nuk është kundër vaksinimit.

Në një intervistë ekskluzive për ZDF, Kimmich ka deklaruar se dëshiron të vaksinohet kundër coronavirusit.

“Në përgjithësi, e kam pasur të vështirë që ta tejkaloj frikën dhe shqetësimet e mia, prandaj kam qenë kaq i pavendosur për kaq shumë kohë”, është shprehur 26-vjeçari.

Intervista e plotë do të transmetohet në fundjavë, ndërsa në Kimmich ka folur për herë të parë në lidhje me situatën e tij shëndetësore dhe shqetësimet bazë lidhur me vaksinimin, ndërsa ai është shprehur i penduar që nuk e ka marrë më herët.

Mesfushori rezultoi pozitiv me coronavirus në fund të muajit të kaluar dhe e ka shtyrë rikthimin e tij në fushë deri në vitin e ardhshëm, për shkak të problemeve me mushkëri që ia ka shkaktuar infeksioni.

Gjatë kësaj periudhe, Kimmich (ashtu sikurse Serge Gnabry, Jamal Musiala, Eric Maxim Choupo-Moting e Michael Cuisance) nuk do të paguhet, sepse Bayern Munichu nuk i paguan lojtarët që mungojnë në ndeshje ose në stërvitje si pasojë e COVID-19 në rast se nuk janë të vaksinuar. /Telegrafi

Related posts

Spanja pritet ta humbë organizimin e evropianit shkaku i Kosovës

Sadik.Autor

“KAM IDHULL MIGJEN BASHËN”/ Rrëfimi special i Esat Malës: Ju tregoj sakrificën më të madhe që kam bërë për futbollin

Delo.autor

NDODH NË SPANJË/ Real Madrid kërkon të huazojë stadiumin e rivalëve të përjetshëm

Delo.autor

Leave a Comment