Futboll Seria A Sport

INTER-CAGLIARI/ Lautaro engjëll dhe djall brenda 45 minutave. Realizon super gol, gabon sërish penallti (VIDEO)

Interi sonte ka një mundësi të artë për të marrë kreun e renditjes pasi si Milani, ashtu edhe Napoli, ngelën thuajse në vend…

Kuqezinjtë barazuan ndaj Udinese kurse Napoli edhe më keq, humbi ndaj Empolit.

Zikaltërit e Inzaghit e kanë nisur menjëherë fort sfidën ndaj Cagliarit të ish-trajnerit zikaltër Mazzarri, duke shënuar me Lautaro Martinez (goli i nente ne Serie A)

Goditje këndi nga Calhanoglu dhe Lautaro te shtylla e parë që shënon golin e avantazhit me kokë.

Por, rreth fundit te pjeses se pare, skuadra zikalter ka shansin e dyfishimit. Dumfries merr pasim nga Sanchez dhe përfiton nga pasiguria e mbrojtjes së Cagliarit, holandezi tenton të kërcejë Cragno por rrëzohet nga portieri që merr edhe të verdhën.

Penallti tek e cila prezantohet Lautaro. Por, Cragno kryen super pritje, duke shlyer fajin.

Pas gabimit ne derbi, Lautaro perseritet…

Related posts

MERKATO/ Roma nuk dëshiron Batshuayin në marrëveshjen për Dzekon

Q.Autor

MBROJTJA NË “GJUMË”/ Lazio pa busull, Lecce i ndëshkon sërish (VIDEO)

Delo.autor

“KEMI BESIM”/ Largimi i Xhakës, Arteta: Nuk përgjigjem për historitë e Granitit

F.autor

Leave a Comment