Futboll Sport

U SHPALL “GOLEADORI I VITIT”/ Levandovski: Botërori çdo dy vite? Nëse do të luanim atëherë…

Trofetë e radhës për Robert Levandovskin, i cili në ceremoninë e “Globe Soccer Awards” të zhvilluar dje në Dubai mori çmimin “Diego Maradona” për golat e shënuar në 2021-shin. Polaku gjithashtu mori dhe çmimin “Lojtari më i mirë i Tik Tok Fans”.

33-vjeçari nuk arriti të fitonte dot çmimin si lojtari më i mirë pasi ishte francezi Kilië Mbape ai që mori numrin më të madh të votave. Gjithsesi, Leva nuk harroi të falënderonte organizatorët për dy çmimet e marra duke folur dhe për të ardhmen e tij në Mynih.

“Faleminderit për çmimet. Tani ndihem akoma dhe më shumë i vlerësuar. Ishte një vit fantastik në aspektin personal. Mendoj që me moshën që kam mund të luaj në nivele të larta dhe për disa vite të tjera.”

“Ideja është që të ruaj këtë formë sa më shumë të jetë e mundur”, tha polaku i cili nuk arriti të mundë Mesin në luftën për “Topin e Artë”, edhe pse për shumë tifozë dhe sportistë ai do të kishte qenë lojtari ideal për të fituar.”

Megjithatë, Robert nuk reshti së shënuari duke thyer rekord pas rekordi në kampionat dhe në Champions. 2022-shi pritet të jetë edhe më i suksesshëm për një nga lojtarët më të mirë në Planet. 2021-shi përfundoi për të ashtu siç nisi, me trofe…

PËR TË ARDHMEN
“Në jetën time çdo gjë është bërë falë vendimit tim. Mund të luaj për shumë vite të tjera. Jam i fokusuar në objektivat që kam me klubin aktual. Thashethemet e merkatos vijnë çdo vit në veshin tim, por unë e di se çfarë do të bëj. Jam i përkushtuar në atë që dua të fitoj me skuadrën time në sezonin aktual. Edhe në 2022-shin kemi shansin për të shtuar numrin e trofeve”.

PËR BOTËRORIN ÇDO DY VITE
“Kemi shumë ndeshje gjatë vitit, janë javë të ngarkuara me udhëtime dhe ndeshje çdo 2-3 ditë. Nëse kërkon t’u ofrosh tifozëve diçka tjetër duhet të mendosh për një plan të ri në lidhje me pushimet.”

“Duhet të mendojmë për të ardhmen, nëse do të luanim një botëror çdo dy vite atëherë do të kemi një nivel të ulët të lojës. Është e pamundur për trupin dhe mendjen që të qëndrojnë në një nivel me një ngarkesë aq të lartë”.

PËR GOLAT
“Detyra ime është të shënoj dhe kur e bëj jam shumë i lumtur. Sigurisht që kur arrin të thyesh rekorde historike falë tyre, është diçka e veçantë. Që i vogël kam ëndërruar të luaj në nivele të tilla, në stadiume dhe për klube të mëdha.”

“Tani që jam këtu po e shijoj çdo sekondë. Jeta është shumë e shkurtër për të menduar ndryshe. Jemi të privilegjuar, por ky privilegj nuk vjen pa kosto, jemi çdo ditë në lëvizje dhe për shumë javë qëndrojmë larg familjeve tona”.

Related posts

PAMJE TË RËNDA/ Nuk janë PLAGË LUFTE, por nga Tour de France (FOTO)

Isa.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Barcelona mposht Alteticon me “POKER” dhe ngjitet në vendin e katërt

Delo.autor

E RËNDË/ VRITET në mënyrë BARBARE simboli i huliganizmit kroat, që ishte tmerri SERBEVE

Isa.Autor

Leave a Comment