Futboll La Liga Sport

KANË HUMBUR SHKËLQIMIN/ Ja arsyet përse Lopetegui nuk po “shkëlqen” tek REALI

Askush nuk i kishte thënë Julen Lopetegui se do ta kishte të lehtë të drejtonte një skuadër si Real Madrid, por me siguri nuk e ka pritur që do të ishte një udhëtim me kaq shumë pengesa. Një sukses, pas atij që shënoi Zinedine Zidane apo Cristiano Ronaldo, është aspak i lehtë për t’u kaluar, por spanjolli erdhi me idenë për të krijuar diçka të re që do të mbante firmën e tij. Megjithatë, pas vetëm tre muajsh pasi mori detyrën, ai është në “telashe”. Në fushë, ekipi po përjeton një krizë sa i përket performancës dhe rezultateve, e ndërsa jashtë saj, disa nga vendimet e Lopetegui kanë ndezur shumë debate.

Rezultatet e këqija

Debutimi i Lopetegui nisi me një humbje në Superkupën e Europës. Edhe në Ligën vendase, Lopetegui pasqyron fillimin e keq të ekipit, duke marrë rezultate negative, ndryshe nga paraardhësi i tij.

Debati për portierin

Debati i vazhdueshëm midis Keylor Navas ose Thiutaut Courtois së sapo nënshkruar, krijon një atmosferë aspak të mirë në dhomat e zhveshjes. Të dy janë portierë shumë të mirë dhe Lopetegui e ka të vështirë të zgjedhë se cilin prej tyre duhet ta mbajë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe cilin në Kampionatin vendas.

Pasiguria në dhomën e veshjes

Një tjetër problem i cili po flitet prej kohësh është se atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është aspak e mirë. Disa nga vendimet e Lopetegui kanë sjellë zemërimin e lojtarëve, siç ndodhi me Marcelo apo së fundmi me Sergio Ramos, të cilin e la në stol kundër CSKA, pa i dhënë shumë arsye. Të lënit jashtë kapitenin në një periudhë kaq delikate për skuadrën, duket një vendim shumë “fëminor”.

Fantazma e Cristiano Ronaldos

Mungesa e golave vazhdon dhe e thekson faktin që Real Madridit i mungon shumë Cristiano Ronaldo. Largimi i portugezit nuk ka të bëjë aspak me Lopetegui, por CR7 do të vijojë të qëndrojë si një “fantazmë” në “Santiago Bernabeu”, të paktën derisa të gjendet zëvendësuesi i tij.

Kalendari dhe lëndimet

Një kalendar shumë i ngjeshur dhe shumë i vështirë për Lopetegui dhe presioni për t’i fituar këto ndeshje, iu kthye në arsyen kryesore të humbjes. Ekipi nuk ka arritur që të marrë rezultate të mira kundër Sevilla ose Atletico Madrid, dy nga ndeshjet ku kërkohej patjetër tre pikëshi, por dhe dëmtimet nuk e kanë ndihmuar aspak.

Related posts

OPERACIONI “FSHESA”/ Kukësi hap derën për largimet, i piketuar edhe heroi i ndeshjes ndaj Vllaznisë

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Super aksion nga Franca, mesfushori Kante zhbllokon rezultatin (VIDEO)

Delo.autor

JETA E PËRDITSHME E DANI ALVES NË BURG/ Braziliani ka luajtur ndeshjen e parë të futbollit

F.autor

Leave a Comment