Champions League Futboll Sport

ZYRTARE/ Atalanta-Villarreal: Shtyhet sfida për nesër, shkaku i borës së madhe

Borë e madhe ka rënë gjatë ditës në Bergamo të Italisë, që e ka pamundësuar zhvillimin e ndeshjes mes Atalantas dhe Villarrealit në Ligën e Kampionëve, duke bërë që kjo përballje të shtyhet për nesër (e enjte).

Ishte menduar që ndeshja të niste në ora 21:00 në stadiumin Gewiss, por fillimisht gjyqtari anglez Anthony Taylor vendosi ta shtyjë për 20 minuta.

Fusha u pastrua dhe stuhia u ndal për disa qaste, por filloi sërish duke pamundësuar zhvillimin e ndeshjes.

UEFA pastaj ka anuluar zyrtarisht ndeshjen e sonte ndërmjet Atalantës dhe Villarrealit për shkak të borës së madhe, kështu që do të zhvillohet të enjten.

Gjyqtari Anthony Taylor, së bashku me dy kapitenët, ranë dakord që ndeshja të zhvillohet për nesër.

Koha e fillimit mbetet ende për t’u konfirmuar, por ndeshja do të luhet të enjten më 9 dhjetor.

Do të jetë një rezultat vendimtar, sepse Atalantas i duhet një fitore për të kaluar tutje, ndërsa Villarrealit i bën punë edhe barazimi.

Related posts

NUK PO LUAN/ Stones do të bëhet një nga lojtarët më të paguar të Man Cityt

Isa.Autor

PASOJAT E DËNIMIT NGA UEFA/ Skënderbeut i Shehit “skeptik”, ka ende vend për më mirë

Isa.Autor

PLAS TEK MAN UNITED/ POGBA injoron Murinjon, shkon në stërvitje dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment