Futboll Sport

ZYRTARE: UEFA dhe Covid-19 “flakin” Tottenham nga Conference League

Tottenham përfundon jashtë Conference League. UEFA ka vendosur dhe ka dalë me komunikatë.

Londinezët kishin shanse për vendin e dytë, por dueli me Rennes u shty për shkak të rasteve me Covid-19 te skuadra e Antonio Contes.

Pasi nuk u gjet një datë e lirë që ndeshja të luhej, Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA ia dërgoi çështjen Organit të Apelit.

Ky i fundit vendosi që Tottenham të humbte në tavolinë kundër Rennes dhe vendin e dytë e mori Vitesse, që do të jetë pjesë e play-off në Conference League.

Related posts

Wenger: Lojtarët e mi të vetëkënaqur, pa ide për futboll

Q.Autor

I PREMTON BESNIKËRI KLUBIT TË INTER/ Marotta: Këtu kam ardhur për cikël. Ja pse ika nga Juventus…

Delo.autor

MBYLL AVENTURËN NË RUSI/ Lojtari i Kombëtares i thotë lamtumirë Nizhnit: Ky është futbolli…

Delo.autor

Leave a Comment