Futboll Sport

“VUAJTËM, POR TREGUAM…”/ Spaleti nuk kursen elozhet për Rrahmanin: Një gjigant…

Luçiano Spaleti nuk fshihet dhe tashmë duket i lumtur për fitoren që Napoli i tij arriti ndaj Milanit në stadiumin “San Siro”. Trajneri i të kaltërve ka dhënë dhe një opinion për mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmanin duke e quajtur një gjigant në mbrojtje:

December 19, 2021, Milano, Italia: Napoli s coach Luciano Spalletti during the Italian Serie A soccer match AC Milan vs

“Me siguri që vuajtëm jo pak, por treguam karakter duke fituar në një fushë kaq të vështirë. Nuk është e lehtë të vish në ‘San Siro’ e të kesh sukses. Jemi të lumtur dhe kjo fitore na jep moral e shtysë për të vijuar rrugëtimin tonë.

Napoli është gati për betejë e do të luftojë deri në fund. Kishte shumë rëndësi që të bënim një figurë të tillë, aq më tepër që kishim shumë mungesa.

Ajo që më kënaqi është se ia dolëm mbanë pa u ulur kurrë, përveç 5 minutave të fundit, ku Milani u hodh në zonë, duke parë fizikun e Ibrës dhe Zhirudit.

Zhuan Zhezus dhe Rrahmani ishin dy gjigantë në mbrojtje. Duhet të mendojmë për fitoret pa parë se çfarë bëjnë të tjerët, kampionati është ende shumë i gjatë.”, përfundoi Spaleti.

Related posts

REAL MADRID-VALLADOLID/ Vinicus zhbllokon sfidën 7 minuta pasi futet në fushë (VIDEO)

Delo.autor

PAMJET/ Derbi zgjat 15’ minuta, huliganët përleshen më njëri-tjetrin, lojtarët shikojnë

Delo.autor

PAS MAURO ICARDIT/ Wanda Nara “tërbon” tifozët e Inter. Shikoni se çfarë ka bërë partnerja e yllit argjentinas (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment