Futboll Sport

ATLETIKO “TALLET” ME JUVENTUSIN/ Ofron shifrën qesharake për yllin e skuadrës bardhezi

Ndoshta mund të ketë qenë vetëm një provokim i ardhur nga Spanja, ndoshta dikush te “Colchoneros” ka menduar se mund të përfitojë dhe të bëjë të vetin Federiko Kiezën për një shumë të vogël, përpara se ai të operohet dhe të mund të jetë gati pas 6-8 muajsh.

Sipas asaj që shkruan “Elgoldigital”, drejtuesit e kampionëve të Spanjës në fuqi, dje kanë bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për kartonin e Kiezës, një shifër kjo e cila duket se ka ofenduar jo pak drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

Dhe ndoshta me të drejtë ka ardhur ky reagim nga Torino, duke qenë se gjigantët e Bundesligës, Bajerni i Mynihut, apo edhe anglezët, Çelsi e Liverpul, kanë parë t’u refuzohen 100 milionë euro.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Bylis-Kukësi, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-1

Delo.autor

PESHON MUNGESA E KUMBULLËS/ Atalanta shënon pas një gafe në mbrojtje (VIDEO)

Delo.autor

ANALIZA/ Çfarë po ndodh me Milanin, ku janë pesë blerjet e verës?

Delo.autor

Leave a Comment