Futboll Seria A Sport

BËRI NJË SHAKA ME TË NË “TIKTOK”/ Lukaku gati të marrë vendimin drastik ndaj Romës

Sulmuesi i Çelsit, Romelu Lukaku, është bërë sërish pjesë e disa polemikave. Kësaj radhe kanë të bëjnë me klubin e Romës për një video të postuar në “TikTok”.

Roma gjithmonë i ka shfrytëzuar rrjetet e saj sociale në mënyrë zbavitëse për tifozët. Në shumë postime në Twitter dhe në TikTok, klubi bën shaka nga më të ndryshmet me klubet e tjera ose dhe me lojtarët.

Kësaj radhe erdhi momenti i Lukakut. Belgu u bë pjesë në një video në të cilën ai rrëzohet në një përballje me mbrojtësin e Romës, Mançini. Në video thuhej “Lakaka”, një fjalë që është bërë shumë virale për të ngacmuar sulmuesin, dhe më pas ai goditet nga një snajper.

Mirëpo duket se këtë shaka Lukaku nuk e ka pritur mirë dhe sipas mediave në kryeqytetin italian, belgu po shqyrton me avokatët e tij mundësinë e një përballje ligjore me Romën. Kjo është polemika e dytë në pak javë për sulmuesin e Çelsit, pas deklaratës që donte të rikthehej te Inter.

VIDEO

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Zvicra turpëron Islandën me SUPERGOLA “shqiptarë” (VIDEO)

Isa.Autor

Moratti: Titulli? Juventusi ka shumë angazhime… Marotta? Do ta doja tek Interi

Isa.Autor

LIVE/ Partizani-Tirana: Bardheblutë më kërkues, Alban Hoxha në “SIKLET” ndërron… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment