Futboll Kategoria Superiore Sport

TË VEÇANTAT E SFIDËS TIRANA-SKËNDERBEU/ Dhuratë për Vangjelin, Sadriun e largojnë nga penalltia

Tirana-Skënderbeu oste ndër ndeshjet më emocionuese të javës që lamë pas në Superiore. Bardheblutë fituan 3-2 në një sfidë të ndërlikuar dhe vazhdojnë marshimin drejt titullin kampion. “Panorama Sport” ka listuar disa prej momenteve më të veçanta të kësaj sfide.

-Numër i ulët tifozësh për sfidën mes bardhebluve dhe korçarëve. Në fakt, një situatë aspak normale është regjistruar në prag të sfidës mes Tiranës dhe Skënderbeut.

Tifozët bardheblu nuk hynin në stadium, për shkak të vendimit absurd të marrë së fundmi, edhe pse javën e kaluar u tha se u gjet gjuha e përbashkët që tifozët të futeshin në stadium pa kartat e identitetit, situata kësaj here ndryshoi, teksa tifozëve iu vendos kusht karta e identitetit.

Duket se standardet ndryshojnë nga java në javë dhe nuk ka një rregull fiks të përcaktuar.

-Policia ka një listë me 200 tifozë që nuk lejon hyrjen e tyre në stadium. Për këtë shkak “Tirona Fanatics” hyri me 15 minuta vonesë në stadium.

-Goli i parë në sfidën Tirana-Skënderbeu ishte mjaft i veçantë, jo për mënyrën e realizimit, por për festën pas tij. Ishte sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi, i cili realizoi me kokë pas një krosi. I veçantë ishte festimi i golit me bomberin që shpalosi një fanellë me emrin e vëllait të Kristi Vangjelit, Pavllo Vangjeli, që humbi jetën një vit më parë. Një moment mjaft prekës nga ana e Taulant Seferit.

-Në minutën e 53-të, Hoxhallari u dëmtua në kaviljen e djathtë dhe la lojën para kohe, por mbrojtësi nuk rrezikon.

-Bekaj vonon 60 sekonda nisjen e lojës, pasi lidh këpucët.

-Tifozët e Tiranës gjatë gjithë lojës e kanë me Zguron, ndërsa lojtari ua kthen në njëfarë mënyre si me provokime dhe golin e shënuar.

-Taulant Seferi do të mungojë në sfidën me Egnatian, pasi lojtari ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

-Në momentin e penalltisë, ishte Sadriu që mori topin për të ekzekutuar 11-metërshin, por urdhri i Memellit bëri që Mensah të godiste nga pika e bardhë.

Related posts

Real Madrid mirëpret ofertën €50mln për të larguar Benzema

Q.Autor

INTER BËHET ME “KRAHË”/ Skuadra Contes mposht Genoan me “POKER” dhe ringjitet në krye

Delo.autor

Gattuso: Sulmi vetëm gudulis kundërshtarin. Vërshëllimat ndaj Kalinic…

Q.Autor

Leave a Comment