Futboll La Liga Sport

“BIR K*RVE!” Laporta tërbohet në tribunë dhe fillon të shajë me zë të lartë gjatë eliminimit të Barcelonës (VIDEO)

Joan Laporta nuk e ka përjetuar me qetësi ndeshjen e mbrëmshme në Kupën e Mbretit ndaj Atletik Bilbaos. Presidenti i klubit katalanas pa se si skuadra e tij u eliminua nga ky turne dhe dukej shumë i tensionuar në tribunë.

Aq i tensionuar, sa nuk mbajti nervat në një moment të sfidës dhe filloi të shante me zë të lartë, një sjellje e pazakontë për një drejtues të këtij kalibri. Në minutën e 108 të sfidës, pas një kontakti mes Pike dhe Uilliams në zonë, kur për disa momente u mendua për penallti, por që nuk u dha e tillë, Laporta shpërtheu në të shara.

“Bir ku*ve” ishte fraza që ai lëshoi me zë të lartë tre herë në tribunë, duke çuditur jo pak ata që ishin ulur përreth tij, të cilët nuk e prisnin reagimin e tillë të presidentit të katalanasve. Nuk dihet se kujt i drejtohej Laporta me ato ofendime, por qartësisht eliminimi nga Kupa nuk ka lënë një shije të mirë në klubin katalanas.

Related posts

PLAS E QESHURA NË “SAN SIRO”/ Shikoni si De Vrij përplaset kokë më kokë me arbitrin (VIDEO)

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ ZIDANE zbulon klubin e ri që do të drejtoi, NUK është Man United

Isa.Autor

E BUJSHME/ Liga kërkon të fshijë ëndrrën e klubit të Segunda Division për t’u ngjitur në La Liga!

Delo.autor

Leave a Comment