Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Ish-lojtari i Barcelonës i jep fund karrierës si futbollist: Do të bëhem ndihmës trajner i kombëtares…

Mbrojtësi Thomas Vermalen, ka vendosur t’i japë fund karrierës futbollistike në moshën 36-vjeçare. Vendimi është bërë i ditur nga vetë belgu, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”.

Jam jashtëzakonisht krenar dhe mirënjohës të njoftoj se do të bëhem ndihmës trajner i kombëtares belge. Duke pritur me padurim këtë hap të ri dhe sfidë të re në jetën time.

Kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist. Unë kam qenë shumë me fat që kam luajtur për klubet të shkëlqyera dhe për këtë jam jashtëzakonisht mirënjohës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen gjatë gjithë karrierës sime”, ka shkruar Vermaelen.

Mbrojtësi belg ka pasur një karrierë mjaft të pasur, duke u angazhuar me skuadra si Arsenal dhe Barcelona, por edhe me kombëtaren e Belgjikës.

Së fundmi Vermalen, ishte pjesë e Visen Kobe në Japoni, ku mbylli edhe karrierën si futbollist. 36-vjeçari gjithashtu arriti të vishte edhe fanellën e Romës, ku u aktivizua 9 ndeshje me kryeqytetasit.

Related posts

SI MOURINHO TURPËROI OZIL/ “E dashura jote ka qenë me të gjithë ekipin e Interit dhe…”

Delo.autor

BIE DHE “KESHTJELLA MILWAKEE”/ Westbrook nxjerr Oklahomën nga kriza

Isa.Autor

TENSION në tunelin e “Stamford Bridge”. Conte përplasi yllin e Chelsea, sherr masiv shpërtheu me…

F.autor

Leave a Comment