Futboll Seria A Sport

“BUZËQESH” PIOLI/ Titullari i Milanit shërohet nga COVID-19 dhe rikthehet në dispozicion të skuadrës

Lajm i mirë për Stefano Piolin dhe Milanin, Fikajo Tomori është shëruar totalisht nga Koronavirusi dhe rikthehet të jetë i gatshëm për skuadrën kuqezi.

Titullari i padiskutueshëm i Milanit i ka munguar ekipit kuqezi në fitoret ndaj Romës dhe ndaj Venecias në fundjavën që lamë pas.

Me shumë gjasa britaniku do të mungojë për takimin me Xhenoan në Kupën e Italisë për të qenë në gjendjen e tij perfektë për duelin ndaj Specias në fundjavë.

Lajmin e shërimit të 24-vjeçarit nga virusi e ka bërë me dije pikërisht klubi nga Milano me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

Tomori aktualisht me Milanin në këtë sezon në Serinë A është aktivizuar në total në 17 ndeshje.

Related posts

“ËSHTË MOMENTI QË EKIPI TË RINGRIHET”/ Flet mesfushori Telushi: Duhet të shohim përpara…

Delo.autor

STILI I LOJËS ËSHTË PREZENT/ Mourinho “parkon autobusin” edhe në ndeshje minifutbolli (VIDEO)

Delo.autor

Caen-Marseille, vendasit s’fitojnë në shtëpi nga nëntori

Q.Autor

Leave a Comment