Futboll Seria A

Gattuso pranon diferencat: Juve superiore, kemi përgatitur kurthet tona

Një pjesë e rëndësishme të ardhmes së Milanit dhe trajnerit Gennaro Gattuso luhet nesër, në sfidën që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj kampionëve të Juventusit. “Kontrata ime nuk ka shumë rëndësi në këto momente. Do t’ju njoftojë klubi herët a vonë me ndonjë mesazh.

Kjo gjë nuk është përparësi për mua aktualisht. Preferoj të flas për ekipin, për ndeshjen e radhës me Juven, që është më e rëndësishme.

Nëse do të krahasonim dy ekipet, do të thoja që Juventus është favorit por unë mendoj se do të zhvillojmë një ndeshje të mirë edhe për faktin se nuk mund të gabojmë më. Ata kanë një mentalitet të përkryer, madje duket sikur nuk djersitin në fushë, ndërsa Allegri është i zoti të ndryshojë fytyrën e skuadrës gjatë ndeshjes”, tha Gattuso.

Trajneret Gattuso dhe Allegri

Duke folur për skuadrën e tij dhe përgatitjet që Milani ka bërtë për këtë sfidë të rëndësishme, trajneri Gattuso shtoi: “Kemi përgatitur 2-3 situata loje, në varësi të asaj që do të ndodhë në fushë. Nuk besoj se Juventusi po mendon më shumë për Real se sa për ne, pasi ajo skuadër është një makinë lufte, që duelon në të gjitha frontet”, u shpreh trajneri kuqezi.

Gattuso shprehet se me trajnerin juventin ka një marrëdhënie të mirë, të cilin e njeh nga afër shumë vite para se Allegri të bëhet trajneri i kuqezinjve. “Ka qenë kapiteni im te Perugia, kur isha 16 vjeç, më pas e kisha trajner dhe e falënderoj për ndihmën që më ka dhënë.

E kam zili aftësinë e tij, pasi nëse studion Juven nuk kupton asgjë. Ne duhet të luajmë si ekip në çdo cep të fushës, pasi fitorja ka shumë vlera për ne, duke u përpjekur të bëjmë garën e përkryer, garën e vitit”, tha Gattuso.

Related posts

U shfaq me një “LOOK” të ri/ Ja çfarë thotë Ronaldo për mjekrën e tij…

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Dëshiron Real Madrid, trishtimi i yllit Mbappe tremb… “Gjelat”

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ U zemërua që nuk debutoi, Kamberi braktis Kombëtaren para ndeshjes me Anglinë

Delo.autor

Leave a Comment