Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Franca “detyron” Real Madrid dhe Chelsea të vaksinojë lojtarët

Situata me COVID-19 dhe kufizimet që kanë vendosur shtete të ndryshme në këtë periudhë të vitit, do të krijojë jo pak kaos në ndeshjet ndërkombëtare të muajve të ardhshëm. Rregulloret që kanë vendosur disa vende, mund të ndikojnë direkt zhvillimin normal të sfidave të turneve më të rëndësishëm, përfshirë këtu edhe Ligën e Kampioneve.

Qeveria franceze pritet t’ia bëjë shumë të vështirë vizitën në këtë vend Çelsit dhe Real Madrid në javët në vijim për fazën me eliminim direkt ku këto ekipe do të përballen përkatësisht me Lilën dhe PSG-në. Sipas rregullave që hyjnë në fuqi që në muajin shkurt, në stadiume nuk do të lejohen futbollistë të cilët nuk janë të vaksinuar. Një problem për klubet që do të vizitojnë Francën, pasi nuk dihet ende se sa lojtarë i janë nënshtruar vaksinimit e sa jo.

Mediat spanjolle insistojnë se Reali është i mbuluar në këtë aspekt, pasi të gjithë futbollistët i janë nënshtruar vaksinimit. Megjithatë, më shumë do të mësohet kur këta futbollistë të bëhen gati për duelin me PSG-në.

Ndërkohë, UEFA po monitoron situatën për të kuptuar më mirë se ku duhet të ndërhyjë, nëse një shtet i caktuar do të ndikojë në mënyrë direkte zhvillimin normal të ndeshjeve të turneve që ajo organizon nëpërmjet këtyre normativave ligjore.

Related posts

INJORON “PËRBINDËSHIN” RONALDO/ Ylli i Atalanta-s: Në Serinë A ka lojtarë më të fortë…

Delo.autor

Shkëlqeu me Rusinë/ Klubi i madh francez firmos me talentin premtues (FOTO)

Isa.Autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ 2 gola në 11 minuta, “El Clasico” shkon me shtesë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment