Futboll Seria A Sport

COVID-19/ Ndryshon protokolli i Serie A prej pandemisë: Detyrim për të luajtur me të paktën 13 lojtarë

“Lega Serie A” dikton rregullat tashmë. Pas urgjencës së Covid-it, me rastet e shumta të pozitivitetit mes lojtarëve të 20 skuadrave elitare italiane, mëngjesin e sotëm është mbajtur një Këshill i jashtëzakonshëm i Ligës për të vendosur rregullat e reja në lidhje me zhvillimin ose jo të ndeshjeve të planifikuara sipas kalendarit.

Pak më parë ka dalë një njoftim për mediat, me të gjitha vendimet dhe protokollin e ri për skuadrat e Serie A: “Nëse një ose më shumë lojtarë të të njëjtit klub rezultojnë pozitivë për virusin SARS-CoV-2, ndeshja do të luhet, sipas orarit të çdo kompeticioni, me kusht që klubi në fjalë të ketë të paktën 13 lojtarë në dispozicion (duke përfshirë të paktën një portier), midis të regjistruarve në ekipet e parë dhe të rinjve të lindur deri më 31 dhjetor 2003, me rezultat negativ të testit PCR, sipas pikës 4.

Nëse klubi nuk ka numrin minimal të lojtarëve të përmendur në pikën 1, Liga do të vendosë në përputhje me rrethanat. Nëse klubi është në gjendje të disponojë numrin minimal të lojtarëve të lartpërmendur dhe në çdo rast ekipi nuk del në fushë, do të vuajë dënimet e parashikuara nga neni 53 i N.O.I.F”.

Related posts

ROMARIO, CRUYFF DHE NUMRI 10/ Braziliani tregon historinë epike të Barcelonës: E refuzova dhe nuk ma pranoi

Delo.autor

LIVE/ Kolumbia zhbllokon rezultatin duke kaluar në epërsi kundër Senegalit në grupin H (VIDEO)

Isa.Autor

ÇFARË TMERRI/ Ja si i përjeton tifozi i flaktë i REALIT 5 golat e shënuar nga BARÇA (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment