Futboll Sport

NUK NDODHTE PREJ 30 VITESH/ Milani dhe Juventusi arrijnë statistikën e veçantë të sezonit në Serinë A

Milani dhe Juventusi kanë barazuar mbrëmjen e djeshme pa gola 0-0 në stadiumin “San Siro”, e vlefshme për javën e 23-të në Serinë A italiane.

Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, Milani dhe Juventusi kanë barazuar të dyja sfidat sezonale për të parën herë në sezonin 1991/1992.

Një statistikë e veçantë kjo kur nuk ndodhte prej 30 vitesh. Ndeshja e parë e këtij sezoni ka përfunduar në barazimin 1-1 në stadiumin “Allianz”, ku në fillim shënonte Alvaro Morata dhe më pas për ta barazuar rezultatin ishte Ante Rebiç.

Ndërsa në takimin e mbrëmjes së djeshme dueli përfundoi në 0-0.

Related posts

Skedina sot, ja si dalin dy ndeshjet e ‘Championsit’ (FOTO)

Q.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Asnjë “ish” në fushë, 15 lojtarë luajnë për herë të parë në sfidën Tirana-Partizani

Delo.autor

“KEMI BËRË HISTORI TASHMË”/ Messi: Askush nuk e fshin dot, sonte jemi të gjithë bashkë

F.autor

Leave a Comment