Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Asnjë ofertë për Pogba, tre gjigantët europianë e duan falas

“Asnjë ofertë për Paul Pogba”. Këtë fakt e bën të ditur sot gazeta angleze “Daily Mail”. Sipas saj, për momentin Manchester United nuk ka marrë asnjë ofertë për mesfushorin francez. “Oktapodi” po shkon drejt skadimit të kontratës dhe, duke përjashtuar kthesat e papritura, nuk do të rinovojë.

Gjithashtu, për këtë arsye, tre kërkuesit e tij kryesorë (Juventus, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain) duken të gatshëm të presin verën për ta marrë atë si transferim falas, pa pasur nevojë të paguajnë asgjë për kartonin te “Djajtë e Kuq” në merkaton e dimrit.

Në sezonin 2021-2022, deri më tani Pogba ka luajtur 13 ndeshje dhe ka dhënë 7 asiste.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp zbulon arsyen pse zgjodhi Liverpool dhe tregon si ndalet Ronaldo

Sadik.Autor

“Putin si Hitleri, Kupa e Botës ‘Rusi 2018’ njëlloj me Lojërat Olimpike 1936”

Sadik.Autor

RASTI UNIK I SUEDISË/ Nordikët u kualifikuan në Botëror me vetëm…2 pikë

F.autor

Leave a Comment