Futboll Sport

E BUJSHME/ Skandali i super-rrogave te Barcelona, Pique publikon sa përfiton realisht te katalanasit

Tema kryesore e diskutimeve në Spanjë në dy ditët e fundit ka qenë lajmi se sa paguheshin lojtarët e Barcelonës. Në TV3 u bë e ditur se kishte ende shumë lojtarë me rroga të jashtëzakonshme, ku spikat ajo e Pike i cili përfitonte 28 milionë euro në vit.

Por mbrojtësi katalanas ka reaguar në rrjetet sociale, duke bërë të qartë se ky lajm ishte i rremë. Ai ka publikuar faturën e fundit të pjesës së rrogës që ka marrë nga Barcelona, me 2.328.884 euro. Një shifër shumë më e vogël se sa pretendohej.

Lojtarët te Barcelona marrin rrogat e tyre në dy këste, një pjesë më 30 dhjetor dhe tjetrën më 30 qershor, duke ndarë pagesën përgjysmë. Kështu, Pikë ka provuar se në llogarinë e tij vinte një shifër shumë herë më e vogël se sa ajo që ishte përfolur këto dy ditë, ndërsa nuk kurseu kritikat as ndaj gazetarit që bëri publike këto rroga. “Personazhe si ky përfitojnë nga një televizion publik për të mbrojtur miqtë e vet. Ja ku keni gjysmën e rrogës time që kam përfituar më 30 dhjetor. Pak më shumë respekt”, shkruante mbrojtësi.

Related posts

Konfirmohet/ Ky lojtar do të largohet nga Barcelona

Q.Autor

BOKSIERI AMERIKAN I PAMPOSHTUR/ Mayweather gati për një duel “show”, ja shuma marramendëse që i kanë ofruar

Delo.autor

Testi kundër Austrisë/ Trajneri Joachim Löw lë jashtë tre bavarez

Sadik.Autor

Leave a Comment