Futboll Sport

LAJM I KEQ/ Përbindëshi i koronavirusit rikthehet për të trembur Milanin. Shfaqet rasti i parë pozitiv i 2022

Përbindëshi i “Covid-19” rikthehet për të trembur Milanin. Pozitiviteti i një lojtari të Milanit është zyrtar dhe klubi e raporton me një deklaratë zyrtare që u shfaq në kanalet sociale të klubit.

Ky është Ciprian Tatarusanu, i cili rezultoi pozitiv për një tampon molekular të kryer në shtëpi. Portieri i Milanit është mirë dhe tani do të qëndrojë në karantinë pas procedurës së marrë nga autoritetet shëndetësore.

Kjo është deklarata zyrtare: “AC Milan njofton se Ciprian Tătăruşanu ka rezultuar pozitiv për një tampon molekular të kryer në shtëpi. Cipriani është mirë dhe do të vazhdojë periudhën e karantinës sipas udhëzimeve të marra nga autoritetet shëndetësore”.

Tatarusanu behet futbollisti i katert qe merr Covid kete sezon te kuqezinjte pas Giroud, Brahim Diaz dhe Theo Hernandez.

Kuqezinjte do te luajne ndaj Romes ne daten 6 janar qe do te rihape fazen e dyte te Serie A.

Related posts

Hasan Lika: Vllaznia është markë, të gjithë bashkë kthehemi në Superiore

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Lazio-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

TEKANJOZI/ Vazhdojnë telashet për DEMBELE, shfaqet me 2 orë vonesë në stërvitje

Isa.Autor

Leave a Comment