Futboll Sport

ERIKSEN GATI TË RIKTHEHET TE FUTBOLLI I LUAJTUR/ Pritet firma me një klub të Premier Ligës

Kristian Eriksen është gati të rikthehet të luajë futboll. Këtë lajm e ka bërë publik “Times”, ku shkruan se ylli danez do të firmosë këtë fundjavë me një klub të Premier Ligës.

Në shtatë muaj distancë nga ai makth i përjetuar në Kampionatin Europian në ndeshjen ku danezi ndaj Finlandës pësoi një atak kardiak ku vendimtare ishin ndërhyrjet e mjekëve dhe të lojtarëve në kohën e duhur për t’i shpëtuar jetën ish-mesfushorit të Interit.

“Times” nuk e zbulon emrin e klubit që Eriksen pritet të rifillojë edhe njëherë karrierën futbollistike pas atij tmerri të përjetuar.

Ai gjatë disa intervistave të ndryshme ka pranuar se dëshiron të jetë me çdo kusht në Botërorin e Katarit që do të zhvillohet në nëntorin e këtij viti.

Mesfushori u largua nga Interi pasi shteti italian e ka të ndaluar rreptësisht aktivizimin në futboll të lojtarëve me debrifilator në zemër.

Related posts

U ZYRTARIZUA TEK “VERILINDORËT”/ Flet mesfushori Gavazaj: Ja pse firmosa me Kukësin

Delo.autor

“FIFA THE BEST AWARDS”/ Ja kandidati favorit për të fituar çmimin “Lojtari më i mirë në botë”

Delo.autor

NJË ALTERNATIVË MË SHUMË PËR SYLVINHON/ Mbrojtësi i AEK zgjedh Shqipërinë

F.autor

Leave a Comment