Futboll Sport

“ËSHTË I SHPEJTË…”/ Trajneri i Sauthemptonit lavdëron Brojën dhe tregon armët e tij më të forta

Sulmuesi shqiptar Armando Broja dhe shokët e tij të skuadrës argëtuan sërish tifozët e “shenjtorëve”, duke dërguar 4 herë topin në rrjetë.

Tekniku i Sauthemptonit, Rafl Hasenhutëll nuk e fshehu kënaqësinë për performancën e të tijve, teksa evidentoi edhe paraqitjen fantastike të sulmuesit 20- vjeçar shqiptar, Armando Broja.

“Sonte ishim perfektë dhe besoj se tifozët kaluan një mbrëmje të bukur. Broja ishte kërcënim i vazhdueshëm për kundërshtarin dhe djemtë ditën të bëjnë zgjidhjet e duhura në fushë”.

“Broja nuk është një surprizë, pasi është shumë i shpejtë dhe ka një finalizim të frikshëm, armë të cilat po na ndihmojnë shumë. Është i ri dhe pati nevojë për pak kohë që të përshtatej, por tani po ndihmon skuadrën”, tha austriaku.

Related posts

Juventus ka një ide për mesfushorin portugez që vlen 100 milionë euro

Sadik.Autor

Nga italianët te 3 përforcime, lind Milan-i i Gattuso-s

Sadik.Autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Partizani po vonohet, mbrojtësin e ri e prezanton… Stenio Zhunior (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment