Futboll Seria A Sport

“EKZEKUTUESIT” E SERIA A/ Dy shqiptarë “BËJNË LIGJIN” me faullet e shkaktuara

Seria A mbylli fazën e parë të kampionatit për këtë sezon, dhe në këto 19 javë të zhvilluara është krijuar një pasqyrë më e pastër e skuadrave që synojnë kreun dhe atyre që renditen në vendet e fundit. Por, është nxjerrë edhe një statistikë e lojtarëve që kanë bërë lojë më të ashpër në këto javë, krahasuar me minutat që kanë pasur në dispozicion.

Në krye të listës është Përparim Hetemaj i Chievos edhe pse ky i fundit ka pak minuta në këmbë ka mesataren më të lartë të faulleve të shkaktuar. Në listë është edhe Valon Berisha, i cili njihet për ndërhyrjet agresive, mesfushori i Udineses renditet në vend të pestë.

10 – 9. Këto dy vende i ndajnë Artur Lonita dhe Leonardo Pavoletti me një mesatare prej 2.27 faullesh në 90 minuta të luajtura. Lonita në total numëron 36 ndërhyrje të padrejta në 1428 minuta lojë, ndërsa Pavoletti 29 ndërhyrje në 1149 minuta.
8. Roberto Ingelese ka shkaktuar 30 faulle në 1155 minuta që ka luajtur. Mesatarja e tij është 2.34 faulle në 90 minuta.
7. Antonio Barilla është vërshëllyer 40 herë nga arbitri në 19 javët e para. Mesfushori i Parmës është aktivizuar në 1511 minuta, me mesatare 2.38 faulle për 90 minuta lojë.
6. Bryan Cristante i Romës ka përfunduar nën kritika me paraqitjet e tij. Plot 30 faulle ka shkaktuar në 1122 minuta që është aktivizuar, 2.41 faulle për 90 minuta.
5. Valon Berhami i Udineses, i njohur për agresivitetin e lojës së tij renditet me 28 faulle në 1042 minuta në fushë. Një mesatare prej 2.42 faullesh në 90 minuta.
4. Ignacio Pussetto sërish i Udineses renditet me 31 faulle në 1122 minuta lojë, me mesatare 2.49 faulle në 90 minuta.
3. Duvan Zapata i Atalantës renditet si golashënues me 10 të tillë. Por, arbitrit vërshëllejnë shumë kundra tij, plot 37 herë është ndalur loja pas ndërhyrjeve të tij në 1318 minuta lojë. Mesatarja për 90 minuta? 2.53 faulle.
2. Tomas Rincon, i njohur me nofkën “Gjenerali” mban vendin e dytë me 44 ndërhyrje të padrejta në 1509 minuta lojë, me një mesatare prej 2.62 faulle në 90 minuta.
1. Përparim Hetemaj ka numër më të vogël ndërhyrjesh negative, 28, por këto i ka kryer në 908 minuta në fushë. Çka e bën atë lojtarin më të ashpër të Seria A deri tani. Mesatarja e ndërhyrjeve të tij në 90 minuta është 2.78.

Related posts

LAZIO shtang MILANIN në frymën e fundit, Strakosha ruan vendin e Championsit (VIDEO)

Isa.Autor

DUAN TITULLIN ME ANCELOTTIN/ Napoli “blindon” golashënuesin

Isa.Autor

NUK JANË PJESË E PLANEVE TË TRANJERIT ITALIAN/ Ançeloti i tregon derën dy futbollistëve të Realit

F.autor

Leave a Comment