Futboll La Liga Sport

CHAMPIONS/ Barcelona me “as nën mëngë”: Rafinja “spiunon” pikat e forta të Interit

Ditën e mërkurë do të luhet ndeshja e kësaj jave në Champions League midis Interit dhe Barcelonës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ernesto Valverde vjen në këtë sfidë me disa mungesa, ku kryesorja është ajo e Lionel Mesit.

Ndërsa së fundmi në mediat spanjolle flitet se mund të startojë në këtë sfidë edhe mesfushori Rafinja Alkantara i cili duket se tani po “spiunon” pikat e forta të Interit te Barcelona.

Portieri – “Handanoviç është i pakalueshëm. I kompletuar dhe me shumë eksperiencë. Më pëlqente shumë gjithmonë.”

Mbrojtja- “Më e mira në Seria A, pa asnjë dyshim. Do theksoja Milan Skriniar dhe Zhoao Miranda, të cilët janë top lojtarë.”

Mesfusha – “Një mesfushë shumë e mirë. Me Brozoviç, një lojtar i madh, i cili vë në lëvizje gjithë ekipin. Interi ka edhe Veçinon që merret vesh shumë mirë me Brozoviç.”

Sulmi – “Vrasësi Mauro Ikardi. Ai është lojtari që mund të shënojë nga kudo, e ka treguar këtë, kështu që ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm.”

 

Related posts

Messi dhe Ronaldo janë jashtë Botërorit, ka ardhur koha ime të shkëlqej

Sadik.Autor

ISH-YLLI I MANCHESTER UNITEDIT/ Rooney: Unë do të kisha votuar këtë yll për “Topin e Artë”

Delo.autor

SIMEONE NËN PRESION/ Flet për mbrojtësin: Bayerni ka…

Isa.Autor

Leave a Comment