Futboll Sport

FUNDI I NJË LEGJENDE/ Fatih Terim i jep lamtumirën për herë të katërt Galatasaray-it

Çdo histori e ka një fund dhe etapa e katërt e Fatih Terim me Gallatasarajin ka përfunduar me palët që vështirë se do të takohen më në të njëjtat pozita. Klubi dhe trajneri kanë njoftuar ndërprerjen me marrëveshje të bashkëpunimit mes tyre, por gjithsesi do të kenë gjithmonë një lidhje të ngushtë për shkak të historisë të “Perandorit” me klubin.

Trajneri 68-vjeçar shihet si një ikonë në Stamboll pas 16 trofeve të fituar në klub, por së fundmi edhe ai nuk mund të evitonte rënien e vazhdueshme që ka pësuar Gallatasaraj. Në edicionin aktual, skuadra gjendet në vendin e 12 në renditje dhe kjo ka bërë që klubi e tekniku të ndajnë rrugët e tyre, duke shpresuar që të ketë përsëri një kthesë drejt niveleve që pretendohen, pas më shumë se katër viteve nën drejtimin e teknikut.

Në vend të tij, pritet që të emërohet një trajner gjerman, Roxher Shmid, i cili aktualisht drejton PSV Eindhoven në Holandë.

Related posts

NEYMAR I PRIRUR TË RIKTHEHET NË “CAMP NOU”/ Bacelona përgatit ofertën zyrtare, ja shifra “galopante”

Delo.autor

“DJAJTË E KUQ” FITOJNË ME GOLEADË/ Pogba i dërgon Mourinhos mesazhin e paimagjinuar…

Delo.autor

“PËRBINDËSHI” NUK NJEH LIMITE/ Ronaldo barazon Puskas, tani ka vetëm 3 legjenda përpara historisë

Delo.autor

Leave a Comment