Futboll Premier League Sport

NUK ISHTE I LUMTUR ME OFERTËN E RE/ Guardiola kërkon të afrojë ish-fituesin e “Topit të Artë”…

Mançester Siti po mendon të afrojë mesfushorin e Real Madrid Luka Modriç, kontrata e të cilit skadon këtë verë. Sipas mediave në Spanjë, kroati nuk pranon të rinovojë dhe Guardiola është i gatshëm ta afrojë atë në Angli.

Fituesi i Topit të artë në 2018, cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë. Në moshën 36-vjeçare, kroati është ende një nga pikat kyçe te Real Madrid, por duket se oferta e re nga Florentino Perez për të rinovuar, nuk e ka gëzuar Modriç.

Sipas El Nacional, Pep Guardiola është i gatshëm ta mirëpresë “krahë hapur” kroatin në “Etihad” dhe duket se është gati t’i ofrojë veteranit një ofertë interesante. Problemi kryesor i këtij transferimi është prioriteti kryesor që Modriç i ka vendosur vetes, të tërhiqet në “Bernabeu”.

Related posts

Casemiro: Ronaldo vazhdon të jetë më i miri në botë

Q.Autor

E BUJSHME/ REALI kërkon DYBALËN për të dalë nga KRIZA, TRANSFERIMI I “LA JOYA” në…

Isa.Autor

PAVARËSISHT BLLOKIMIT TË MERKATOS/ Lampard nuk i do te Chelsea këta dy mesfushorë

Delo.autor

Leave a Comment