Futboll Premier League Sport

CHELSEA PRET NDJESËN E LUKAKUT/ Situatë shpërthyese, belgu është në kontakt të vazhdueshëm me…

Çfarë do të bëjë Romelu Lukaku? Qendërsulmuesi belg është në qendër të një rasti të vërtetë polemik te Chelsea, pas intervistës së transmetuar nga Sky në fund të vitit. Sot, siç ka treguar miku i tij Tim Howard, Big Rom do të ketë një samit me klubin dhe me Thomas Tuchel, i cili nuk e ka tretur humorin e keq të sulmuesit të tij.

Në Londër, shkruan La Gazzetta dello Sport, edhe agjenti Federico Pastorello pritet të përpiqet të zgjidhë këtë çështje.

Lamtumirë e vështirë. Jo e pamundur, por e komplikuar nga vlera e lartë e lojtarit – i paguar 115 milionë euro pak muaj më parë dhe me një pagë rreth 12 milionë në sezon – dhe nga strukturat që duhet të materializohen.

Sakaq, Marina Granovskaia kerkon ndjesen e sulmuesit per intervisten e dhene mbi faktin se nuk eshte i lumtur ne Londer dhe se trajneri Tuchel nuk e ka ndihmuar me skenen e tij…

Për shembull, te Tottenham: është Antonio Conte, të cilin Lukaku e njeh shumë mirë, por ka dribluar pyetje rreth tij ditët e fundit.

Sidoqoftë, për t’i hapur rrugë Big Rom-it, Harry Kane do të duhej të largohej i pari. Gjithçka e komplikuar nga rivaliteti mes dy tifozëve. Dhe Interi? Duket se është ëndrra e lojtarit, por një rikthim i bujshëm në këtë moment duket se është krejtësisht i përjashtuar, për arsye ekonomike por edhe për dhomën e zhveshjes…

Përmes kanalit të tij në YouTube, Marco Barzaghi i Sport Mediaset tha:

“Situatë shpërthyese. Interi po shikon dritaren si një spektator i interesuar. Nuk besojmë se rikthimi i mundshëm i Lukakut do ta vendosë ekipin dhe dhomën e zhveshjes në krizë, duke qenë se ai ka mbetur në kontakt me shumë ish-shokët e skuadrës dhe shumë janë miq të mëdhenj të tij.

Inzaghi nuk ka nevoje te pyetet nëse do të dëshironte që Lukaku të kthehej te Inter, sepse nuk do ta refuzonte. Një lojtar i atij kalibri në këtë periudhë do të ishte i dobishëm. Është shumë shumë e vështirë, por me gjysmën e pages dhe me huazim mund të bëhej”.

Related posts

MILANI NË HALL/ Higuain mbetet objektiv, por duhet të shitet një ”big” (EMRAT)

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Tjetër lëvizje tek Vllaznia, mesfushori brazilian bashkohet me shkodranët. Ja emri…

Delo.autor

“Ç’janë këto deklarata?” Figo kritikon André Gomes

Q.Autor

Leave a Comment