Futboll Premier League Sport

GODITI SHTYLLËN DHE I ANULOHET NJË GOL/ Ja si vlerësohet Armando Broja për sfidën ndaj “Qytetarëve”…

Armando Broja zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Mançester Sitit pasditen e djeshme ku Sauthemptoni i tij barazoi 1-1 në stadiumin “St. Mary”.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën në minutën e 23′ të takimit, por ishte i pafat pasi anësori ngriti flamurin për të treguar që 20-vjeçari ishte në pozicion të parregullt.

Mediat britanike më ekzaktësisht “HampshireLive.News” ka dhënë vlerësimin e saj për paraqitjen e ndeshjes së djeshme të Armando Brojësm duke e cilësuar me notën 8.

Portali britanik shkruan se sulmuesi shqiptar ishte i pafat për golin në pozicion jashtë loje, por e mori me profesionalizëm.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me skuadrën e Sauthemptonit në Premier Ligë, Armando Broja është aktivizuar gjithsej në 18 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 5 gola.

Related posts

SYNOI PORTËN/ Futbollisti “BOMBARDOI” tifozen me goditjen BRUTALE (VIDEO)

Isa.Autor

Merkato, Dortmundi ia rrëmben Barcelonës talentin Sergio Gomez

Q.Autor

E ARDHMJA E MESSIT LARG SPANJËS/ PSG dhe Manchester Ciy janë në garë, Guardiola lëviz gurët

Delo.autor

Leave a Comment