Futboll Seria A Sport

HUMBJA NDAJ MILAN/ Mourinho ia vë fajin gjyqtarit: Pa personalitet, ku ishte penalltia e tyre?

Zhoze Murinjo nuk është kursyer në fjalët e tij pas humbjes 3-1 të Romës përballë Milanit. Tekniku portugez ka shpërthyer në akuza kundër gjyqtarit i cili sipas tij ndikoi sfidën që me penalltinë e minutave të parë të duelit.

“Nuk më pëlqeu skuadra ime, në nivel teknik ishte një ndeshje e nivelit të ulët, humbim topin me një lehtësi të tmerrshme, cilësia jonë ishte shumë e ulët por qëndruam gjithmonë në ndeshje. Por për të folur për problematika teknike, duhet të flas edhe për arbitrin apo për VAR-in, pasi ende nuk më ka mbërritur asnjë pamje ku shihet qartësisht që ajo që u vërshëllye për Milanin në pjesën e parë është penallti.

Unë nuk arrij ta shoh. Shihet lëvizjen e Tami që hap krahun por nuk shihet kontakti i pastër dhe i qartë, Aureliano ishte në shtëpi, por me siguri dëshironte të ishte këtu. Kam folur me Kifin dhe i kërkova klipin e episodit për të parë penalltinë, pasi analistët e mi nuk arrijnë të gjejnë një arsye… Nëse krahason këtë penallti me ato të Zaniolos dhe Ibanez janë të gjitha penallti. Nëse do të ishte për mua, nuk do ishte asnjë. Duam vetëm të ketë uniformitet. Ndaj them se kemi luajtur në nivel teknik të ulët, por në nivel arbitrar jemi ne gjithmonë ata të pafat.

VAR në këto raste duhet të mbyllë gojën, të rrijë i qetë dhe të pijë çaj, duke lënë të luhet ndeshja. Nëse do të bësh fenomenin, thërret Kifin që nuk kishte personalitet. Nnë “San Siro”, ndaj Milanit, shko te monitori, por ne jem të vegjël, e kisha kuptuar që në fillim”, ishte shpërthimi i Murinjos pas sfidës.

Related posts

NUK PO LUAN TITULLAR/ Shaqiri: Do kem dhe unë mundësinë time, kam qenë dhe më parë në…

Isa.Autor

Blatter i kundërpërgjigjet Platini: Nuk kemi bërë asnjë hile në Francë ‘98

Sadik.Autor

Rezultatet katastrofike, kokëfortësia e Zidane ka penalizuar Real Madridin

Q.Autor

Leave a Comment