Futboll Sport

LISTA/ Kaos tek Bayern Munich, sa shumë dëmtime dhe të infektuar

Lajmet e këqija vazhdojnë të shoqërojnë skuadrën kampione të Gjermanisë. Dje një tjetër lojtar ka rezultuar pozitiv me COVID duke çuar në 10 numrin e të infektuarve në skuadër.

Bëhet fjalë për kanadezin Alfonso Dejvis, i cili para ndeshjes së nesërme në Gladbah ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer. Në total janë plot 14 lojtarë që do të mungojnë për Bajernin në ndeshjen e parë të fazës së dytë.

Në ditët e para të 2022-shit, u infektuan Manuel Nojer, Lukas Hernandez, Leroi Sane, Dajot Upameçano, Korentin Toliso, Kingslei Koman, Omar Riçards dhe Nianzu Tangui. Këtyre u shtohen edhe dy fizioterapistë.

Ndërkohë, në ndeshjen ndaj Gladbahut të premten në mbrëmje, Nagelsman duhet të bëjë dhe pa Leon Goreckën dhe Josip Stanisiç të cilët janë dëmtuar në stërvitjen e parë të 2022- shit, ndërkohë që Niklas Zyle ka lënë përgjysmë stërvitjen duke shtuar hallet për trajnerin Julian Nagelsman që gjithashtu do të duhet të bëjë pa Buona Sar dhe Erik Çupo-Moting që për shkak të impenjimeve në Kupën e Afrikës do të mungojnë në ndeshjet e ardhshme.

NAGELSMAN ME DHIMBJE KOKE
A mundet që Nagelsman të formojë një 11-she të denjë për ndeshjen e së premtes? Sipas rregullave të Ligës Gjermane, që një ndeshje të mos zhvillohet për shkak të lojtarëve të infektuar, duhet të jenë 15 të futbollistë. Momentalisht janë vetëm 10 lojtarë të prekur nga COVID.

Nagelsman është i detyruar të kthejë kokën nga akademia dhe të shpresojë që numri i të infektuarve në skuadër të mos rritet në ditët e ardhshme. Kjo do ta bënte shumë të vështirë për kampionët të zbresin në fushë në ndeshjen e parë të fazës së dytë.

Related posts

Francë-Kroaci/ Formacionet zyrtare: Të gjithë yjet zbresin në fushë për trofeun

Isa.Autor

VAZHDON SERINË E FITOREVE/ Tirana tregon forcën dhe mposht Vllazninë në “Loro Boriçi”

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ E pabesueshme, Kumbulla shpërdoron një rast të artë ngjitur me vijën fatale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment