Futboll Seria A Sport

I MUNGOJNË OFERTAT/ Lideri i mesfushës kuqezi bën prapakthehu. Mund të rinovojë kontratën me Milanin

Ka nisur Kupa e Afrikës, por Frenk Kesi nuk mendon vetëm për kombëtaren e Bregut të Fildishtë. 24-vjeçarit i skadon kontrata më 30 qershor, por prej 1 shkurtit do të jetë i lirë të ketë marrëveshje me cilindo klub që dëshiron.

Ndryshe nga sa mendohej, ofertat nuk kanë qenë të shumta dhe me sa duket asnjëra nuk i kalon 7 milionë eurot në sezon që i propozon Milani.

Duke parë edhe paraqitjet jo në nivel që afrikani ka bërë në këtë sezon, askush nuk duket gati t’i ofrojë 10 milionë eurot që pret menaxheri i tij Xhorxh Antangana.

Sipas “Sportmediaset”, PSG-ja nuk e kontakton prej kohësh, ndërsa Totenhemi po heziton disi edhe pse mesfushori është një dëshirë e trajnerit Konte.

Në këto kushte, Kesi mund të rinovojë me Milanin që sheh një dritë në fund të tunelit ku rrezikonte ta humbiste falas lojtarit. Bisedimet nuk janë ndërprerë kurrë dhe me sa duket do të vazhdojnë pas kthimit të Frenkut nga Kupa e Afrikës.

Related posts

NUK I DEL INATI ME INTERIN/ Wanda Nara “thumbon”: Icardi i ka shënuar tetë gola Juventus, ju…

Delo.autor

NUK NDALET NË MERKATO/ Sevilla kryen transferimin e 11-të me yllin portugez… (FOTO)

Delo.autor

SHTANGET “CAMP NOU”/ Sulmuesi i Alaves mposht portierin Ter Stegen me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment