Futboll Sport

Kompeticion multimiliarderësh, FIFA takim sekret me 7 gjigantët për Botërorin e klubeve

Shtatë nga klubet më të mëdha në botë kanë mbajtur bisedime sekrete me FIFA-n për krijimin e një kompeticioni të ri multimiliardësh. Përfaqësuesit e Junajtid, Barcelonës, Realit, Sitit, Juventusit, PSG-së dhe Bajernit të Munihut u takuan të mërkurën për të diskutuar turneun e koduar me emrin “Trofeu Projekt”, raporton amerikania “The New York Times”.

Turneu do të zëvendë-sonte Botërorin e Klubeve, kompeticionin e përvitshëm, ku garojnë 7 kampionet e kontinenteve, por që ka dështuar që të ketë suksesin e parashikuar. Turneu i ri mund të startojë prej vitit 2021 dhe do të ketë 24 skuadra. Ai do të zhvillohet njëherë në katër vjet dhe mund të gjenerojë deri në 18 miliardë paund të ardhura.

Gjysma e skuadrave do vijnë nga Europa dhe përfshijnë edhe finalistet e Champions-it dhe fituesit e Ligës së Europës së 4 sezoneve të fundit. Klubet amerikanojugore do kenë 4 vende, ndërsa dy pozicione do shkojnë për Afrikën, Azinë dhe Amerikën Veriore. Vendet e fundit do plotësohen me vendin organizator dhe fituesin e “play-off”-it mes klubeve nga Amerika e Jugut dhe Oqeania.

Related posts

SA PIKË MORËN MESSI DHE CR7? Ja lista e plotë për çmimin e UEFA-s

Delo.autor

DIEGO GODIN NUK KA DYSHIME/ Krahason Interin me Atleticon e Madrid kur fitoi La Ligën

Delo.autor

RAYO VALLECANO-REAL MADRID/ Anceloti: Basti për titull? Jemi duke bërë mirë në kampionat dhe…

Delo.autor

Leave a Comment