Futboll Seria A Sport

INTER KËRKON PËRFORCIME/ Marotta është gati të mbyllë një goditje dhe po përgatit dy për qershorin

Inter lëviz në merkato.

Beppe Marotta duket se është me të vërtetë i vëmendshëm ndaj okazioneve të mundshme, jo vetëm për këtë merkato të dimrit, por edhe për atë të verës së ardhshme.

Në këto ditë mund të vijë një dhuratë e papritur për trajnerin Inzaghi pas intensifikimit të kontakteve me Eintracht Frankfurt për të marrë Filip Kostic, mesfushor krahu sulmues 29-vjeçar.

Drejtuesit, dhe më saktasisht administratori i deleguar zikaltër, duket se ka gjetur zëvendësuesin perfekt të Ivan Perisic, kontrata e të cilit skadon në qershor dhe ka pak mundësi që të rinovohet.

Edhe pse negociatat me klubin gjerman nuk janë të lehta, milanezët janë optimistë për finalizim me sukses të operacionit.

Dhe nëse operacionet për merkaton e janarit duken të limituara, ato për qershorin duket se janë të qarta që tani. Marotta, në fakt, nuk e ka fshehur kurrë se ndjek me vëmendje Scamacca-n dhe Frattesi-n, dy lojtarë të Sassuolo-s me shumë perspektivë.

Në këtë rast do të duhet mposhtur konkurrenca, por zikaltrit janë gati të realizojnë goditjen e dyfishtë.

Related posts

JEP LAMTUMIRËN PAS 18 SEZONESH ME ROMËN/ “Olimpico” në këmbë për të përshëndetur De Rossin (VIDEO)

Delo.autor

DERBI/ Bergomi: Ja kë duhet të neutralizojë INTERI për të mposhtur MILANIN

Isa.Autor

PAS 2 MUAJSH RONALDO RIKTHEHET NË ITALI/ Forca të shumta policie e shoqërojnë CR7 në karantinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment