Futboll Sport

SONTE SUPERSFIDA/ Skënderbeu-Partizani ngre siparin e sezonit të ri në SUPERIORE

Sonte, në orën 19:45, në stadiumin e Korçës, do të ngrejë siparin kampionati i 80-të kombëtar i futbollit. Kategoria Superiore do të rikthejë emocionet e lojës magjike në disa stadiume të vendit. Kalendari ka rezervuar një sfidë për “vitrinë” në nisje të kësaj gare, mes Skënderbeut dhe Partizanit. Kampionët e vendit në fuqi, që para pak ditëve fituan Superkupën e Shqipërisë, do të duhet të tregojnë para tifozëve të tyre se nuk janë tronditur nga largimi i disa titullarëve.

Përballë do të kenë “demat e kuq”, të cilët do të synojnë titullin e munguar prej vitit 1993 edhe në këtë sezon. Në stolat respektivë do të kemi trajnerë të rinj. Te Skënderbeu, Orges Shehi ka lënë portën dhe është graduar “timonier”, ndërsa te Partizani debuton sot në Superiore Skënder Gega. Të dyja skuadrat u kanë dhënë fund përgatitjeve në prag të ndeshjes premierë të kampionatit.

Paraditen e së enjtes, në drejtimin e trajnerit Gega, të kuqtë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në kompleksin sportiv “Pepa”, në Elbasan. Grupi gëzon një gjendje mjaft pozitive dhe të gjithë lojtarët e grumbulluar për këtë përballje do të jenë të gatshëm për trajnerin Gega. Pasdite, skuadra ka lënë Elbasanin dhe i është drejtuar Pogradecit, për t’u akomoduar në një prej hoteleve të qytetit liqenor.

Related posts

ZYRTARE/ Tirana-Teuta do të luhet në “Air Albania Stadium”

F.autor

CHAMPIONS APO PREMIER LEAGUE/ Ja kush do jetë më i favorizuar nga Klopp

Isa.Autor

FOTO PREKËSE/ Qeni i Emiliano Sala përgjon të zotin para funeralit

Delo.autor

Leave a Comment