Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Muaji shkurt një ferr, rival i Interit quhet… lodhja

Interi është një makineri e vërtetë, duke qenë se me Empolin arriti një tjetër hap të rëndësishëm të radhës, lidhur me objektivin e Kupës së Italisë.

Fitorja 3-2 ndaj Nedim Bajramit me shokë gjithsesi nuk ishte aq pozitiv sa u duk, pasi në harkun e dy javëve skuadra e Simone Inzagit ka parë që në harkun kohor të një jave të luajë dy 120- minutësha (edhe me Juven në Superkupën e Italisë), prandaj lodhja po nis të ndihet bindshëm.

Nëse me të gjitha gjasat takimi me Venecian nesër do të shtyhet, problemet bëhen shumë të mëdha për Interin, pasi përveçse atyre u takon që të rikuperojnë dy ndeshje të mundshme (Gjykata Sportive do të prononcohet për Bolonjën, ndërsa pritet konfirmimi për Venecian), muaji shkurt do të jetë një makth i vërtetë.

Kjo pasi mes datës 6 dhe 16 shkurt, “banda” e Inzagit do të ndeshet çdo tri ditë me Milanin, Romën, Napolin dhe Liverpulin. Këto takime mjaftojnë që të shtrydhin këdo dhe aq më tepër Interin, i cili së fundmi i ka hapur telashe vetes me dy takimet e dërguara në shtesë, mes Superkupës me Juven dhe Kupës me Empolin.

VENECIA, 15 POZITIVË – Pasditen e nesërme, në orën 18:00, është në program InteriVenecia, por zhvillimi i saj nuk është i sigurt dhe sfida rrezikon të shtyhet. Klubi lagunar numëron 15 të infektuar me COVID, por ndërsa deri mesditën e djeshme numëroheshin 8 lojtarë dhe 6 pjesëtarë stafi, tamponi i fundit nuk dihet se kujt i takon.

Sipas protokollit në rast të rezultimit të 9 futbollistëve pozitivë, pra 35% të grupit të lojtarëve, atëherë me ndërhyrjen e ASL-ve (Agjencive Sanitare Lokale) do të merret vendimi për shtyrjen e ndeshjes.

Related posts

Si sot, 29 vjet më parë, kur Milan shkatërronte 5-0 Real Madridin…

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Trajneri Shehi e njeh mirë, Tirana tenton të afrojë futbollistin e Kukësit…

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ “Doktor” Kielini në histori, sot bëhet… legjendë e Italisë

Isa.Autor

Leave a Comment