Futboll La Liga Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Gati të bëjë çmenduri në merkato, Reali buzëqesh nga… largimet

Vitit 2022 do të jetë padyshim ai ku Real Madrid do të kthehet përsëri në mbretin e merkatos. Madrilenët kanë venë në objektiv emra shumë të njohur dhe të gjithë presin që njëri mes Mbape dhe Haland, apo edhe të dy bashkë, të transferohen në Spanjë gjatë kësaj vere. Por për të siguruar blerje të tilla, madrilenëve u duhet të bëjnë investime të rëndësishme dhe një pjesë të parave do të vijnë nga emrat që do të largohen nga “los blancos”.

Madrilenët përllogarisin se do të kursejnë rreth 60 milionë euro në vit vetëm duke mos u rinovuar më kontratën lojtarëve që janë jashtë planit me treshen Isko-Marcelo-Bejl në majë të listës pasi mbyll kontratat ekzistuese në verë. Asnjë prej tyre nuk do të marrë ofertë rinovimi e kushtu do të lehtësojë arkat e klubit që bëhet gati për investime të rëndësishme duke llogaritur se dy sulmuesit që planifikon të afrojë gjatë verës, nuk kushtojnë pak dhe kanë kërkesa të larta financiare.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Reali do të ishte gati të linte të lirë të tre futbollistët që në janar nëse kanë oferta, por asnjë prej tyre nuk po lëviz nga madrilenët, duke shfrytëzuar në maksimum muajt e fundit të karrierës në radhët e këtij klubi dhe të ndërgjegjshëm se me kushtet aktuale, askund nuk mund të përfitojnë më shumë se te kryesuesit e kampionatit në Spanjë.

Related posts

Wenger i frikësohet politikës për ndeshjen Arsenal – CSKA Moskow

Sadik.Autor

BËN PARASHIKIMIN/ Del Bosque: Ja kush e fiton trofeun e Champions Leagues

F.autor

“PO TREGOJMË SA VLEJMË, KJO ËSHTË ITALIA”/ Chiesa: Doja të shënoja në ajër

Delo.autor

Leave a Comment