Futboll Seria A Sport

“KY INTER MË PËLQEN”/ Zanetti: Ja cila është gjëja më e rëndësishme për një skuadër

Javier Zanetti, zëvendëspresidenti i Inter-it, ka folur për zikaltrit dhe kampionatin italian në një intervistë të dhënë për kanalin YouTube të Lega Serie A.

“Skuadra e këtij viti më pëlqen shumë: luan një futboll të bukur dhe kjo është meritë e punës së madhe të bërë nga trajneri dhe stafi i tij, përveçse e lojtarëve që e ndjekin”, ka thënë Zanetti.

“Skuadra ndihet e fortë, ka vetëdije për faktin se duhet të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar. Kanë një mentalitet të fortë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për një skuadër.  Të gjithë ndihen të përfshirë.

“Ky sezon është shumë i ekuilibruar: përveç nesh ka edhe skuadra të tjera që duan të fitojnë. Ne duam të mbrojmë titullin dhe po e tregojmë, më pas janë Milan-i, Napoli, Atalanta… Mendoj se do të jetë kështu deri në fund, nga ana tjetër kampionati italian është gjithmonë i komplikuar: asnjë rezultat nuk është i sigurt”.

Related posts

SUPERSFIDA ITALI-PORTUGALI/ Përfundon në “PAQE” takimi, ja cili ekip kalon ne fazën tjetër

Isa.Autor

LAJMI I FUNDIT/ Ronaldo kryen testet mjekësore me Juventusin, e konfirmon Luçiano Moggi (FOTO)

Isa.Autor

Neymar tremb tifozët para ndeshjes me Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment