Futboll Seria A Sport

LA FUSHËN E LOJËS I DËMTUAR/ Ibrahimovic “sheh” derbin. Ylli suedez mund të jetë i gatshëm ndaj Interit

Zlatan Ibrahimoviç mund të jetë gati për derbin ndaj Interit.

Sulmuesi suedez pasi pësoi një dëmtim në “Tendinën e Akilit” në ndeshjen kundër Juventusit ku u zëvendësua në minutën e 28′, mund të jetë i gatshëm për Stefano Piolin për ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij, e cila mund të rezultojë vendimtare për fatin e titullit kampion për kuqezinjtë.

Ibrahimoviç ka kryer stërvitje individuale dhe në “Milanello” ka optimizëm se 40-vjeçari do të jetë që nga minuta e parë ndaj zikaltërve të Simone Inzagit.

Ai iu nënshtrua terapive dhe kontrolleve të zakonshme nga stafi mjekësor, por pa hasur në asnjë shqetësim nga ana e këtij të fundit, duke bërë tifozët e Milanit të shpresojnë që lojtari i tyre kryesor të jetë i gatshëm ndaj “kushërinjve” të Interit.

Related posts

“DRIDHET” INTER/ Milinkovic-Savic shkund traversën me një predhë të vërtetë (VIDEO)

F.autor

E BUJSHME/ Liverpool godet në merkato, shumë pranë nënshkrimit me talentin e madh gjerman…

Delo.autor

Fellaini ‘shfryn’ ndaj tifozave anglez: Më trajtojnë si një vrasës!

Q.Autor

Leave a Comment