Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Gosens tek Interi, të gjitha detajet e marrëveshjes. Vizita e djeshme në fshehtësi të madhe

“Gazzetta dello Sport” fokusohet te transferimi i Robin Gosens tek Interi. Dje ishte dita e detajeve dhe e disa kontrolleve paraprake mjekësore, sot do të jetë dita e vizitave zyrtare, nënshkrimeve dhe njoftimit. Janë bërë disa korrigjime në prag të marrëveshjes së përgatitur tashmë të martën.

Gosens vjen nga Atalanta si huazim, pa pagesë për gjashtë muaj. Shlyerja e tij do të bëhet gjatë sezonit të ardhshëm, brenda 2022-2023 dhe jo pas 18 muajsh, siç ishte planifikuar fillimisht. Interi do t’i paguajë Percassit një shumë fikse prej 22 milionë eurosh, plus 3 milion bonuse për objektiva të lehta për t’u arritur dhe 2 milionë të tjera të lidhura me qëllimet e ekipit.

Prandaj, shifra e mundshme e marrëveshjes është 27 milionë euro. Sigurisht, më pak se 35 milionë, sa kërkoi fillimisht Atalanta. Gosens është në ngërç që prej shtatorit, gjë që nuk mund të mos rëndojë mbi një negociatë, ndaj pasditen e djeshme, në fshehtësi të madhe, ai iu nënshtrua disa kontrolleve lidhur me dëmtimin e muskujve. Kohët e rikuperimit të lojtarit janë konfirmuar: mëngjërashi do të jetë gati për Inzaghin në fund të shkurtit.

Related posts

LIVË/ Maltë-Kosovë: Presion fantastik, Rashica vjedh topin dhe Muriqi nuk fal para portës (VIDEO)

Isa.Autor

JUVENTUS-ATALANTA/ Ronaldo kërkon “Këpucën e Artë” të Serie A (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U TESTUAN DJE PËR MIQËSORE/ Skënderbeu afron dy lojtarë të rinj, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment